Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në prag të lojërave olimpike “Tokio 2020”, është takuar me drejtuesin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqin.
Në një njoftim të presidencës thuhet se Osmani i ka vlerësuar përgatitjet e KOK-ut për pjesëmarrje në këto lojëra dhe u shpreh e bindur se vajzat dhe djemtë e ekipit olimpik do të arrijnë rezultate të mira, duke e lartësuar emrin e tyre, por edhe emrin e Kosovës.
Krasniqi e ka njoftuar Presidenten Osmani me përgatitjet që po i bën KOK-u për pjesëmarrje në këto lojëra, si dhe me përgatitjet e ekipit olimpik të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë hapëse të “Tokio 2020”
-
Zëdhënësi i KOK-ut: Osmani do të jetë në Tokio, Kurti ka anuluar udhëtimin
-
Osmani do t'ia dorëzojë flamurin ekipit olimpik të Kosovës
-
Osmani falënderon Japoninë për mbështetjen në fushën e shëndetësisë
-
Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente