Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani: Shqiptarët e Preshevës po përballen me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj në Samitin e Diasporës që po mbahet në Tiranë, theksoi se shqiptarët kanë lënë gjurmë nëpër botë, me kontributin, aftësitë dhe njohuritë në fusha të ndryshme.

Ajo u shpreh se mërgata shqiptare ka shërbyer si një urë lidhëse mes shteteve.

“Mërgata jonë është sublim i përpjekjeve të gjata për liri, pavarësi dhe shtet ndërtim. Pavarësisht sfidave, mërgata ka mbetur thellësisht e lidhur me atdheun”, u shpreh Osmani.

Ajo u ndal edhe te shqiptarët e Luginës në Preshevës, për të cilët tha se po përballen me diskriminim dhe spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative.

“Përderisa jemi mbledhur sot të gjithë këtu, mos të harrojmë se vëllezërit tonë në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc ende po përballen me diskriminim etnik dhe përballen me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative. Sot iu them nga këtu: ju nuk jeni vetëm. Ne jemi me ju për mbrojtjen e të drejtave tuaja. Roli historik i mërgatës shqiptare është i jashtëzakonshëm. Përgjatë kohës sfiduese ata ishin përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare. Është shtylla për lëvizjen kombëtare për liri dhe pavarësi të shqiptarëve. Kanë qenë burim force për ne. Në vitet e 90-ta, mërgata jonë ishte zëri ynë në të gjitha qendrat e vendimmarrjes”, shtoi Osmani.

E, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur të gjithë shqiptarët që kanë ardhur nga ane e mbanë botës dhe shprehet se secili prej tyre kanë dhënë një kontribut të madh për Shqipërinë.

Edhe Osmani: Avancimi i Aktit për Luginën, mesazh i qartë kundër diskriminimit Arbëri Osmani: Avancimi i Aktit për Luginën, mesazh i qartë kundër diskriminimit

Sipas tij shumë shqiptarë janë shndërruar në histori suksesi dhe se vendi ynë ka përfituar nga ta. Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani u shpreh se samiti vjen në një moment të paprecedentë historik për ne shqiptarët, të cilët sot më shumë se kurrë ruajnë një vend të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Hasani u shpreh se shqiptarët si një vend paqësor kanë ditur të promovojnë një model bashkëjetese e dialogu, çka na ka bërë ne të fitojmë respektin e admirimin e aleatëve, miqve e partnerëve.