Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka reaguar pas lajmit se ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka falënderuar Algjerinë për mosnjohjen e Kosovës.
Osmani në Twitter, thotë se kjo vjen pas deklaratave se takimi në Washington do të ndodh pasi Serbia do të ndërpresë fushatën e anulimit të njohjeve.
“Sot: Daçiqi falënderon Algjerinë që është kundër pavarësisë së Kosovës! Prisni një minutë. A nuk kanë rënë dakord ta ndalojnë këtë marrëzi. Kjo është fytyra e vërtetë nëse Serbia, miq, të hënën, premtoi SHBA-në që do të ndalojë fushatën. Të martën, ata rinisën atë”, shkruan Osmani.
Emisari i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka marrë konfirmimin nga qeveritë në Prishtinë dhe Beograd se do t’i përgjigjen ftesës për një takim në Washington më 27 qershor. Për t’u lënë vend negociatave, sipas Grenellit, Serbia do ta pauzojë fushatën për anulimin e njohjeve të Kosovës, ndërsa Kosova duhet të heqë dorë nga kërkesa për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Sot, Daçici ka falënderuar Algjerinë për pozicionin parimor për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës.
-
Daçiqi falënderon Algjerinë për mosnjohje të Kosovës një ditë pasi Grenelli tha se Serbia ka ndalur fushatën
-
Osmani takon kryeministrin e shtetit për të cilin Vuçiqi thoshte se e ka çnjohur Kosovën
-
Serbia paralajmëron ofensivë diplomatike kundër Kosovës në OKB
-
Osmani: Serbia s’mendon mirë, por jemi të gatshëm për çdo skenar
-
Osmani bën thirrje për unitet përballë Serbisë, bojkotohet nga dy parti opozitare