U.d. presidentja, dr. Vjosa Osmani pa zgjedhjeve të djeshme përmes një mesazhi vlerësoi procesin zgjedhor në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut.
Republika e Kosovës dëshmoi se është e aftë të organizojë zgjedhje të lira, fer e demokratike, nëpërmjet të cilave qytetarët duke votuar treguan se e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur janë bazament i demokracisë dhe respektimit të lirive politike!
I uroj të gjithë qytetarët e Podujevës dhe ata të Mitrovicës së Veriut për maturinë e treguar gjatë tërë këtij procesi, përkundër faktit se u realizua në kohë pandemie.
Përgëzoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë të angazhuarit e tjerë për punën dhe angazhimin e madh me të cilin u arrit organizimi i zgjedhjeve sipas standardeve demokratike. Falënderoj po ashtu përfaqësuesit e shoqërisë civile për angazhimin në vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve si dhe mediat për raportimin nga këto dy komuna!
-
Adresimi i Osmanit në fund të mandatit: Kosova nuk dorëzohet kurrë
-
Njohësit e shohin vështirë të realizueshme “nismën” që presidenti të zgjidhet nga populli
-
Osmani: Kosova, shembull i ndërtimit të një shteti demokratik mbi guximin, rregullat dhe drejtësinë
-
Osmani: Shpresoj që këto zgjedhje të rezultojnë me krijim sa më të shpejtë të institucioneve
-
Osmani: Qytetarët sot vendosin për një të ardhme më të mirë