Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur të një rëndësie vendimtare, progresin e arritur të martën midis Kosovës dhe Serbisë me anë të nënshkrimit të marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë.
Ajo ka thënë se me arritjen e kësaj marrëveshjeje me Serbinë, Kosova ka treguar konstruktivitet dhe se është e angazhuar në mënyrë aktive në këtë proces.
Sipas Osmanit, nga tani zbatimi i kësaj marrëveshjeje është hapi kyç për të ecur përpara.
“Progresi i arritur sot në dialogun Kosovë-Serbi përmes arritjes së marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë është i një rëndësie vendimtare. Si gjithmonë, Kosova ka treguar të jetë konstruktive dhe e angazhuar në mënyrë aktive në këtë proces. Tani zbatimi është hapi kyç përpara”, ka shkruar ajo në Twitter.
Edhe
Kosova i kërkon Serbisë që ta zbatojë obligimin për tregtinë ndërkufitare të energjisë
Progress made today in the Kosovo-Serbia dialogue through reaching an agreement on the energy roadmap is of crucial importance.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 21, 2022
As ever, Kosovo has shown to be constructive & actively engaged in this process.
Now implementation is the key step forward!
Kosova dhe Serbia kanë miratuar udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në veri. Marrëveshja për energjinë ishte arritur qysh më 2013, por nuk ishte zbatuar deri më tash. Bëhet fjalë për energjinë që shpenzojnë serbët në veri e nuk e paguajnë.
-
Osmani: Kosova vazhdon përkushtimin për rrugën drejt BE-së
-
Osmani-Terrasit: Vazhdimi i masave ndaj Kosovës i pashpjegueshëm, i padrejtë e i paarsyeshëm
-
Osmani: Integrimi me merita për të cilin flet BE-ja aq shumë, nuk po ndodh për Kosovën
-
Osmani thotë se sfidat e Raportit të Progresit duhet të trajtohen me prioritet