Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka uruar Kosovën dhe Serbinë për miratimin e udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në veri të martën.
Borrell ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm që çon para edhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
“Fola sot me Aleksandar Vuçiqin dhe Albin Kurtin për t’i uruar për arritjen e marrëveshjes mbi udhërrëfyesin e energjisë sot. Ky është një hap i madh dhe i rëndësishëm përpara në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe do të japë rezultate konkrete për të gjithë qytetarët. Mezi presim të vazhdojmë të punojmë në hapat e ardhshëm”, ka shkruar Borrell në Twitter.
Spoke to @avucic and @albinkurti to congratulate them on reaching an agreement on the energy roadmap today.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 21, 2022
This is a big & important step forward in the EU-facilitated Dialogue and will deliver concrete results for all citizens. We look forward to continue working on next steps https://t.co/5r2jS0SX8n
Kosova dhe Serbia kanë miratuar udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në veri, ka bërë të ditur përmes një postimi në Tëitter, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Marrëveshja për energjinë ishte arritur qysh më 2013, por nuk ishte zbatuar deri më tash. Bëhet fjalë për energjinë që shpenzojnë serbët në veri e nuk e paguajnë.
Në mesin e pikave të marrëveshjes thuhet se ZRRE-ja do të lëshojë një licencë furnizimi dhe do të sigurojë respektimin e kushteve të përcaktuara me licencën e furnizimit, në miratim me kornizën ligjore dhe rregullatorë të Kosovës.