Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas dorëheqjes së tre policëve serbë nga Policia e Kosovës.
Ajo ka thënë se dorëheqja e tyre është rezultat i kërcënimeve të dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia.
Sipas Osmanit, Serbia po i vazhdon taktikat e Slobodan Millosheviqit.
“Dorëheqja e policëve të komunitetit serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia – një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e Millosheviqit. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një Kosovë më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar ajo në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Numri i policëve serbë të dorëhequr arrin në shtatë, Osmani: Autor Beogradi, BE-ja të ndërmarrë veprime
-
Osmani: Kërcënimet ndaj policëve në veri vijnë nga Serbia dhe grupet e saj kriminale
-
Osmani: Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën dhe gjithë rajonin
-
Osmani: Me ndihmën e aleatëve, në pranverë parandaluam tendencat e destabilizimit nga Serbia
-
Kërcënohet sërish presidentja Osmani