Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani e shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa ka pritur sot në takim Jens Erik Grondahl, Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë dhe Arne Sannes Bjornstad, Përfaqësuesi Special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor.
Siç njofton komunikata, Osmani njoftoi diplomatët norvegjez për përafrimin e programit të përbashkët qeverisës LDK-LVV ku përqendrim të veçantë do të kenë rendi dhe ligji, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, rritja e punësimit të të rinjve dhe grave, investimet në kapitalin njerëzor përmes arsimit dhe shëndetësisë.
“Jemi shumë optimist që certifikimi i rezultateve do të ndodhë shumë shpejtë që mundëson formimin sa më pare të Qeverisë së ardhshme e cila do të udhëhiqet nga njerëz të pakorruptuar” u shpreh Osmani.
“Diplomatët norvegjez falënderuan Osmanin për bashkëpunimin e vazhdueshëm të LDK-së dhe shprehën gatishmërinë e Qeverisë norvegjeze të vazhdojnë dhe thellojnë përkrahjen ndaj Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese”, përfundon komunikata.
-
Osmani optimiste, koalicioni qeverisës me LVV-në do të bëhet pas certifikimit të rezultateve
-
Osmani takon diplomatët norvegjezë, këta i premtojnë ndihmë në dialogun Kosovë-Serbi
-
Osmani dhe kryeparlamentari i Islandës, Ármannsson diskutojnë për bashkëpunim dypalësh
-
Osmani pret heqjen e vizave deri në dhjetor, duke mos u kushtëzuar me ETIAS
-
Norvegjia përshëndet vendimin e Kosovës për t’i strehuar refugjatët afganë