Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka ndarë urdhrin “Heroi i Kosovës” postmortem policit Afrim Bunjaku, për të cilin tha se ra në mbrojtje të dinjitetit të Republikës së Kosovës në sulmet e fundit fshatin Banjskë në Zveçan.
Sipas saj, Afrimi ka qëndruar si mbrojtës i paepur i lirisë.
“Sot nderojmë një rreshter policie trim dhe vetëmohues që sakrifikoi jetën për mbrojtjen e qytetarëve tanë. Afrim Bunjaku dhe anëtarë të tjerë të policisë u sfiduan nga banda kriminale. Heroi ynë Afrimi ishte një shtyllë e fuqishme e Policisë së Kosovës. Ishte shërbyes i devotshëm i atdheut. Qëndroi i palëkundur në mbrojtje të ligjit e kundër grupeve terroriste të mbështetura nga Serbia, qellmi i së cilëve ishte trazimi jo vetëm i Kosovës por edhe i rajonit”, ka thënë ajo.
Osmani ka thënë se beteja e vendosjes së rendit dhe ligjit është një nga sfidat më të mëdha në çdo shoqëri.
Ka shtuar se trashëgimia e tij duhet të shërbejë si kujtesë se heronjtë janë gjithmonë në mesin e qytetarëve të vendit.
Osmani ka thënë se polici Afrim Bunjaku e vendosi interesin e Republikës përpara fatit individual.
-
Osmani ia ndan urdhrin “Heroi i Kosovës” - vajza e rreshterit: Babai u flijua për liri
-
Osmani: 24 shtatori na kujton se liria kërkon sakrificë, por edhe se Kosova është e pathyeshme
-
Osmani: Bunjaku ra dëshmor për të dëshmuar se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm
-
Osmani takohet me ambasadorët e QUINT-it: Kosova, e vendosur ta promovojë paqen në rajon
-
Me nderime të larta varroset heroi i Kosovës Afrim Bunjaku