Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka dekoruar me medaljen presidenciale të meritave 18 profesionistë shëndetësorë të cilët humben jetën në detyrë në përballje me COVID-19.
Osmani përmes një njoftimi për media ka thënë se kjo është mirënjohje e të gjithë qytetarëve ndaj atyre që duke respektuar betimin e Hipokratit bënë të pamundshmen në trajtimin e pacientëve të prekur me Covid-19.
“Përkushtimi i tyre ndaj vlerave humane dhe ndaj profesionit të tyre, si dhe sakrifica e tyre sublime në mbrojtje të shëndetit të pacientëve të tyre, është shenjë e vetëdijes më të lartë profesionale dhe njerëzore”, ka thënë ajo.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani do të dekorojë post mortem punonjësit shëndetësorë që vdiqën nga COVID-19
-
Për një ditë presidentja Osmani dha dekorata gati sa gjatë tre vjetëve bashkë
-
Osmani ndan mbi 200 dekorata, nesër nderohet edhe Kombëtarja e futbollit
-
Osmani ua ndan Medaljen Presidenciale nënave të Srebrenices
-
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës për përkushtimin e saj