Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjendet në Alpbach të Austrisë ku do të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Evropian të Alpbachut.
Siç ka bërë të ditur Presidenca, Osmani do të jetë folëse në panelin kryesor të Forumit, që do të fokusohet në rishikimin e politikës aktuale të zgjerimit të BE-së.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka udhëtuar për në Alpbach, Austri, për të marrë pjesë në edicionin e sivjetëm të Forumit Evropian Alpbach 2023. Në këtë Forum, Presidentja Osmani do të jetë folëse në panelin kryesor në hapje të Forumit, i cili do të fokusohet në rishikimin e politikës aktuale të zgjerimit, adresimit të sfidave aktuale politike dhe të sigurisë, si dhe avancimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian. Gjatë Forumit, Presidentja Osmani do të realizojë edhe një bashkëbisedim me të rinjtë bursistë të Forumit Evropian nga rajoni, diaspora dhe bota, me fokus në zhvillimet e fundit në vend, por dhe qëndrimin e Kosovës karshi zhvillimeve politike në Evropë dhe përtej”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Forumi Evropian Alpbach nga viti 1945, mbledhë çdo vit liderë, nobelistë, akademikë, shkencëtarë dhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota për të diskutuar idetë për një Evropë më të fortë dhe më demokratike.
-
Osmani në Forumin Evropian të Alpbachut: U përqendruam në tema të rëndësishme që prekin Kosovën
-
Osmani udhëton drejt Hungarisë, përfaqëson Kosovën në samitin e Komunitetit Politik Evropian
-
Osmani përfaqëson Kosovën në forumin global të sigurisë
-
Osmani udhëton për në Turqi për Forumin Diplomatik
-
Osmani në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të kërkojë integrimin e Kosovës