Deputeti i LDK-së, Naser Osmani, në emër të grupit parlamentar të LDK-së, nuk është pajtuar me Projektligjin për rishikimin e buxhetit të Kosovës.
Osmani tha para deputetëve se ministri i Financave duhet ta ruaj deficitin buxhetor ashtu siç e obligon ligji dhe për këtë duhet një përkushtim më i madh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Zvogëlimi i buxhetit të të hyrave ku janë heq 103 milionë euro është pasi nuk kemi arritur të miratojmë ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa sa i përket ndryshimit të ligjit për AKP-në, ky ndryshim mund të bëhet për një kohë të shkurtër”, tha ai, raporton KP.
Grupi parlamentar i LDK-së ka shprehur shqetësimin edhe për heqjen e mjeteve të rrugës Prishtinë - Gjilan.
“Mjetet e ndara sipas ligjit bazik për fondin e sigurimeve shëndetësore të heqin dhe në vend që këto mjete të shkojnë te të sëmurët, ato kanë shkuar në thonjëza për veteranët e luftës”, ka thënë ai.