Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është mishërim i vlerave, mbi të cilat bazohet Këshilli i Evropës.
Kosova të enjten ka aplikuar për anëtarësim në këtë organizatë dhe sipas Osmanit, shtetet që punojnë për këto vlera duhet të përkrahin Kosovën.
“Demokraci, të drejta të njeriut dhe sundim i ligjit. Këto janë tri vlerat mbi të cilat bazohet Këshilli i Evropës. Kosova është mishërim i këtyre vlerave. Prandaj secili shtet që vërtetë beson dhe punon për këto vlera, do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook, të enjten.
Artikuj të ngjashëm