Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj akuzave të Lutfi Hazirit, duke thënë se qëndrimet e saj janë qëndrime të LDK-së dhe që mbrojnë shqiptarët e Luginës nga gënjeshtrat e Hazirit dhe Hashim Thaçit.
“Para se të jem nuse e Preshevës, unë jam bijë e Mitrovicës.
Atyre që i bëjnë argat idesë së ndarjes do u thosha marre ju koftë, por kurrë në jetën e tyre s’kanë pasur as marre e as fytyrë”, ka shkruar deputetja Osmani.
“Askush ska çka quditet nga qëndrimet e mia, sepse ato janë qëndrime të LDK-së, të mbrojtjes së integritetit territorial, kushtetutës e deklaratës së pavarësisë dhe paqes dhe sigurisë në rajon, e të vulosura në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtesisë”, ka shkruar ajo që shton se idetë e Hazirit dhe Thaçit janë kurthe për shqiptarët.
“Keto qendrime nuk jane vetem te miat, Armend Zemajt e Haxhi Avdylit, por jane te Kryesise se LDK-se, degeve te LDK dhe gjithe Grupit Parlamentar te LDK-se. Por mbi te gjitha jane qendrime qe mbrojne shqiptaret e Lugines nga genjeshtrat e mashtrimet tuaja e te Hashimit. Qytetaret e Presheves, Medvegjes e Bujanocit nuk perbijne me dot kurthe qe ju dhe Thaci ua servoni, nuk lejojne qe dinjiteti i tyre te perdoret per perfitime tuajat”, ka shkruar deputetja Osmani që së bashku me reagimin e saj ka publikuar edhe një qëndrim të Isa Boletinit nga viti 1901.

-
Përçarjet në LDK e nxjerrin jashtë lojës Osmanin si kandidate për president
-
Sqarohet Haziri, thotë se Osmani mbetet i vetmi propozim i LDK-së për president
-
Kica-Xhelili bën thirrje për unitet: LDK-ja s’është pronë as e kryetarit, as e degëve
-
Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, e PDK-ja s’ka vija të kuqe
-
Osmani: Emri im nuk do të bëhet pengesë për krijimin e institucioneve