Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani flet për traditat e këqija të Kosovës

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani-Sadriu, në fjalimin e saj kërkoi shkarkimin e zëvendësministrit Dardan Gashi nga detyra për shkak të përdorimit të armëve në një aheng.

Ajo në vazhdim përmendi shembujt e gjuajtjeve me armë gjatë ahengjeve të ndryshme nga të cilat janë vrarë qytetarë. Ajo përkujtoi rastin e vdekjes së Shpresa Kastratit në Pejë dhe të një fëmije gjashtëvjeçar në Prizren.

Ajo duke polemizuar me kryeministrin Haradinaj se shtënia me armë është pjesë e traditës shqiptare, ka thënë se “duhet të pranojmë se kemi tradita të këqija” dhe se këto tradita nuk duhet të respektohen.

Osmani kërkoi që për ndërgjegjësimin e gjuajtjeve me armë të shfaqet video e KFOR-it dhe MPB-së, “Festo me zemër e jo me armë”.

Artikuj të ngjashëm