Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani: Faktori ndërkombëtar mos ta trajtojë Serbinë si fëmijën e lazdruar të Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në forumin e bashkëbisedimit me liderë botërorë, ndërsa në një bisedë në Universitetin “Columbia”, ajo foli edhe për reciprocitetin e targave që së fundmi Kosova i vuri Serbisë. Osmani deklaroi se faktori ndërkombëtar nuk duhet ta trajtojë Serbinë si “fëmijën e lazdruar të Evropës” pasi ishte ajo që eskaloi situatën rreth kësaj çështje. 

Presidentja e Kosovës e konsideron reciprocitetin në tregti si një prej parimeve më të shëndosha në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe, sipas saj, ishte gjëja e vetme që i mbeti Kosovës pas skadimit të marrëveshjes të vitit 2011 në Bruksel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Reciprociteti në tregti apo në masa tjera është një prej parimeve më të shëndosha në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ka qenë shumë e vështirë për qytetarët e Kosovës, por edhe për serbët që jetonin në Kosovë, që t’i ndryshonin targat sa herë futeshin në Serbi. Në mënyrë arbitrare donin të zhveshin nga identiteti me të hyrë në territorin e tyre. Jemi përpjekur ta bindim Serbinë që të largojë këtë barrierë, nuk donin të dëgjonin dhe kur skadoi kjo marrëveshje e vitit 2011, masa e vetme që i mbeti i Kosovës ishte kjo e targave të përkohshme. Ne i kemi thënë faktorit ndërkombëtar që reciprociteti i targave është ose i mirë nga të dyja shtetet, ose është i keq nga të dyja shtetet. Ne i kemi thënë se kur do të vendosë Serbia t’i largojë targat provuese, të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe ne. Ne jemi pajtuar për një marrëveshje me ndërmjetësin e dialogut të BE-së, edhe pse nuk ishim të lumtur, por në fund Serbia tha jo. Mendojmë që është koha t’i qasemi palës që ka eskaluar situatën dhe jo ta trajtojnë si ‘një fëmijë i lazdruar i Evropës’ “, u shpreh Osmani.

Osmani ndër të tjera përmendi edhe ndikimin e madh të Rusisë për ta destabilizuar Ballkanin Perëndimor, duke përdorur Serbinë.

“Kosova është një nga vendet e vetme në rajon që i kemi refuzuar vaksinat nga Rusia dhe Kina, për ta ndaluar ndikimin e tyre. Rusia e përdor Serbinë si trampolinë për ndikimin në rajon. Serbia e ka lidhur bashkëpunimin ushtarak me Rusinë dhe Kinën, dhe janë duke provuar ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, si me situatën e tensionuar në Veri, apo me Republikën Srpska në Bosnjë, apo së fundmi edhe në Malin e Zi. Unë dhe presidentët e rajonit jemi të shqetësuar me këtë ndikim. Modeli rus i aneksimit është model që po tenton ta provojë Serbia në Ballkanin Perëndimor përmes Republikës Srpska apo në një tjetër mënyrë. Serbia është e njëjta, me qëllime të njëjta, por vetëm ka ndryshuar strategjinë”, ka thënë ndër të tjera Osmani.

Reciprociteti i targave u vendos nga kryeministri Albin Kurti të hënën, gjë që ka tensionuar gjendjen në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, ku rrugët janë tash e pesë ditë të bllokuara nga serbët.