Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit të Kosovës.
Sipas një komunikate për media nga Zyra e Presidentes, temë kryesore e takimit ishte ndërmarrja e hapave të mëtejmë në adresimin e problemeve me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Osmani ka ritheksuar përkushtimin e saj në promovimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Osmani dhe Qelaj diskutuan edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si hap të rëndësishëm në garantimin e plotë të të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.
“Tutje, Presidentja Osmani ka uruar Institucionin e Avokatit të Popullit për anëtarësimin në Rrjetin Evropian të Ombudspersonëve për Fëmijët, duke e vlerësuar si mekanizëm të rëndësishëm për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, thuhet në njoftim.
-
Kosova zotohet t’i paraqesë problemet e Luginës në instancat ndërkombëtare
-
Osmani: Avancimi i Aktit për Luginën, mesazh i qartë kundër diskriminimit
-
Osmani: Mungesa e vullnetit të Serbisë për t’i zbatuar marrëveshjet, pengesë serioze për përparim në dialog
-
Osmani kërkon nga BE-ja t'i heqë masat ndaj Kosovës, i quan të padrejta
-
Osmani - kryetarit të Bujanocit: Ka përkushtimin institucional për mbështetje të shqiptarëve në Luginë