Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani e falënderon presidentin e Kenias për njohjen e pasaportave të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në New York me presidentin e Kenias, William Ruto.

Në takim Osmani e ka falënderuar Ruton për vendimin që ka marrë Kenia së fundi për njohjen e pasaportave të Kosovës.

“Mezi presim ndërmarrjen e hapave të përbashkët që do t`i afrojnë tutje vendet dhe popujt tanë”, ka thënë Osmani, ka njoftuar Presidenca.

Osmani po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

“Në takim, ndër të tjera u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Kenias, si dhe nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike. Presidentja Osmani në një pjesë të takimit foli edhe për përkushtimin e Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm dhe mundësinë e nismave të përbashkëta në fusha të tilla si energjia e rinovueshme dhe ndryshimet klimatike”, ka njoftuar Presidenca.

Po ashtu në New York, Osmani është takuar edhe me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati. Siç ka bërë të ditur Presidenca, Osmani ka theksuar për përkushtimin e Kosovës për formalizimin e marrëdhënieve diplomatike.

Artikuj të ngjashëm