Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani: Dy diplomatë maqedonas janë në Sofje për të ndihmuar në identifikimin e trupave

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se është formuar një grup punues për t’u marrë me pasojat pas aksidentit në Bullgari.

Ai njoftoi se dy diplomatë u dërguan në Bullgari për të ndihmuar në identifikimin e trupave. 

“Menjëherë në MPJ u aktivizua një grup punues, taskforcë që do jetë e dedikuar në koordinim me aktivitetet lidhur me ballafaqimin me pasojat nga ky aksident. Gjatë ditës kemi mundësuar ndryshime të protokolleve me pandeminë me çka qytetarët, anëtarët e familjeve që kanë nevojë të udhëtojnë drejt Bullgarisë mund ta bëjnë pa çfarëdolloj mase. Gjatë ditës janë kontaktuar të gjithë familjarët e viktimave nga ministria dhe familjarët e të lënduarve. Dhash udhëzime që të ndiqen, të dërgohen dy diplomatë në Sofje, veçse kanë arritur që të mund të ofrojnë ndihmë qytetarëve gjatë procesit të identifikimit të viktimave. Nesër vazhdojmë me aktivitete koordinuese sipas kolegëve nga Sofia”, ka thënë ai në konferencë për media.

Osmani shtoi se pas identifikimit të trupave, do të vijojë një procedurë e organizuar për transferimin e kufomave në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme të Bullgarisë. 

Spasovki: Kthimi i trupave nga Bullgaria do të jetë barrë e shtetit maqedonas

Ministri i Brendshëm maqedonas, Oliver Spasovski, ka thënë se familjet e viktimave dhe të lënduarve nga aksidenti do të ndihmohen nga shteti. Ai tha se do të jetë barra e shtetit që trupat e të vdekurve të kthehen te familjarët.

Edhe Osmani: Viktimat e tragjedisë së Bullgarisë mbërrijnë të enjten Arbëri Osmani: Viktimat e tragjedisë së Bullgarisë mbërrijnë të enjten

“Si anëtar i qeverisë dhe njeri jemi bashkë me familjet dhe institucionet janë këtu të sigurojnë mbështetje dhe ndihmë në përputhje me kushtet tuaja. Kthimi i trupave do jetë në barrë të shtetit. Shpejt do të kemi përgjigje për të gjitha paqartësitë. Kontrollimi i fundit në aspekt teknik është bërë më 5 tetor të këtij viti ndërsa procedura hetimore do të japë përgjigje për aksidentin”, ka thënë Spasovski.