Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, pas regjistrimit të saj si deputete tha se, “deklarimet e koalicionit PAN, se i kanë numrat janë deklarime të një projekti të dështuar”.
Ndërsa për deklarimet e deputeteve të LAA-së se do ta votojnë kandidatët e koalicionit PAN, ajo tha se këto janë vetëm paragjykime dhe se nuk mund t’i komentojë këto deklarime para datës së 3 gushtit, datë kjo në të cilën do të mbahet seanca, transmeton kp.
Ndërsa sa i përket deklarimeve të deputetes Teuta Rugova, Osmani tha se, “Rugova ka deklaruar se do të votojë ashtu siç ka vendosur Grupi Parlamentar i LDK-së, e që ka vendosur që koalicionit PAN të mos i jepet asnjë votë”.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani: Një koalicion me 52 vota s’mund të krijojë konsensus për tema të mëdha
-
Mustafa thotë se vota e Teutës i takon partisë së Ibrahim Rugovës, flet për “tabutgjinj”
-
“Nëse Teuta Rugova e voton PAN-in, duhet shikuar nëse ajo e meriton të jetë pjesë e LDK-së”
-
Në mungesë të votave, PAN-i bllokon Kuvendin
-
Mustafa i bindur në votën e LAA-së kundër Veselit e Haradinajt