Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Ballkani Perëndimor duhet domosdoshmërisht t’i bashkohet strukturave euroatlantike.
Në kuadër të punimeve të Forumit Diplomatik të Antalisë, Osmani ka thënë se paqja dhe prosperiteti janë të lidhura ngushtë dhe parakushte për një shoqëri progresive e të zhvilluar.
“Një mjedis paqësor dhe i begatë është çelës për çdo shoqëri, sepse ndikon në të gjitha aspektet e zhvillimit shoqëror të një vendi”, ka theksuar Osmani. Por, sipas saj, qëllimet e tilla asnjë vend nuk mund t`i arrijë i vetëm.
“Vendosja e bashkëpunimit rajonal dhe global do ta mundësojë paqen dhe stabilitetin, i cili favorizon zhvillimin ekonomik, prosperitetin dhe përparimin”, është shprehur ajo.
Më tej, Osmani ka thënë se e vetmja mundësi për ta ruajtur paqen është komunikimi i qartë dhe i drejtpërdrejt, megjithëse sipas saj, paqja është gjithnjë e kërcënuar.
“Përkundër përparimit të jashtëzakonshëm që ka bërë Kosova si shtet, por edhe kontinenti ynë, sot të gjithë i shohim qartë kërcënimet ndaj paqes dhe sigurisë, të cilat janë të vazhdueshme dhe aktive”, ka deklaruar ajo.
Edhe
Osmani: Evropa ta përqendrojë vëmendjen në Ballkanin Perëndimor, si hap kyç për sigurinë
Në fund Osmani ka thënë se pret që bota demokratike t’i japë fund vuajtjeve në Ukrainë, siç kishte bërë në Kosovë.
“Ashtu siç u mblodh bota demokratike për t’i dhënë fund vuajtjeve dhe gjenocidit në Kosovë në 1999, jam e sigurt që këtë do ta shohim edhe në rastin e Ukrainës dhe kudo tjetër në botë ku ka luftë dhe vuajtje”, ka thënë ajo.
-
Osmani: Çdo hezitim për pranimin e Kosovës në BE e NATO jep mundësi destabilizimi
-
Osmani: BE-ja të ndërmarrë hapa konkretë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor
-
Osmani: Serbia, rreziku i vetëm i paqes në Ballkanin Perëndimor, BE-ja të dërgojë mesazhe të qarta
-
Osmani: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE e NATO, shtyllë e paqes dhe stabilitetit