Organi Shqyrtues i Prokurimit publik ka kthyer në rivlerësim tenderin për Autostradën A7, Prishtinë - Gjilan, pasi ka konstatuar që Autoriteti Kontraktues, Ministria e Infrastrukturës ka shkelur disa nga dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik.
13 operatorë ekonomikë patën ushtruar ankesa në gjykatën e tenderëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë ndër gjetjet e Panelit Shqyrtues gjatë gjykimit të kësaj lënde, është ajo se Autoriteti Kontraktues nuk ka marrë për bazë nenin 1 të Ligjit të Prokurimit Publik, qëllimi i të cilit është të sigurojë mënyrën me efikase, transparente dhe të drejtë për shfrytëzimin e fondeve publike.
Kujtojmë se për këtë tender ishte kërcënuar me jetë Kryetari i Bordit të OSHP-së, Blerim Dina, i cili siç i deklaroi KTV-së, u kërcënua nga Shaban Lushtaku e Naim Sallahu.