Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP), i cili trajton ankesat e palëve dhe shqyrton ligjshmërinë e tenderëve, ka kërkuar nga kompania e ujësjellësit “Hidromorava” që të kthejë në rivlerësim lëndën “Furnizimi me ujëmatës zonalë për rajonin e Gjilanit, ku përfshihen Komuna e Vitisë, Kamenicës dhe ajo e Gjilanit.
Ankesa e operatorit ekonomik, i cili kishte marrë pjesë në këtë tender është vlerësuar si e bazuar dhe se kompania duhet të rikthejë për vlerësim lëndën, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Eksperti i OSHP-së ka dorëzuar sqarimet dhe rekomandimet e tij lidhur me ankesën e lartpërmendur, me ç’rast ka vlerësuar se pretendimet e parashtruesit të ankesës janë të bazuara, dhe rrjedhimisht ka rekomanduar panelin shqyrtues ta aprovojë si të bazuar ankesën e operatorit ankues kundër anulimit të aktivitetit të prokurimit, dhe ky aktivitet i prokurimit të kthehet në rivlerësim.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)