Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OSHP-ja e rrëzon kërkesën e KEK-ut për ta diskualifikuar një operator

Pa bazë ligjore e ka vlerësuar Gjykata e tenderëve parashtresën e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për ta diskualifikuar një operator ekonomik në tenderin “Furnizimi me pompa centrifugale për largimin e ujit”.

KEK-u, si autoritet kontraktues në këtë aktivitet të prokurimit, fillimisht e kishte shpallë fitues OE “Eldi com”, e më vonë për të njëjtin kishte kërkuar që të merren masa, sipas nenit 99.2 të Ligjit për Prokurimin Publik (LPP), pas ankesave të dy operatorëve të tjerë ekonomikë që ishin kishin garuar në këtë tender me nr. të prokurimit 16/025/111, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Autoriteti kontraktues- Korporata Energjetike e Kosovës më datën 28 mars 2017 ka parashtruar kërkesë në OSHP që konform nenit 99, paragrafi 2 të LPP-së të diskualifikohet nga pjesëmarrja në prokurimin publik OE ‘Eldi com’ me seli në Prishtinë. Lidhur me kërkesën e lartpërmendur OSHP-ja ka caktuar seancë dëgjimore më datën 28.03.2017 konform nenit 28.1 të Rregullores së OSHP-së pa praninë e palëve të përfshira në procedurë”, thuhet në arsyetimin e vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

I njëjti, fillimisht, kishte pranuar nga autoriteti kontraktues-Korporata Energjetike e Kosovës sh.a. parashtresën me nr. të protokollit 166/17, përmes së cilës KEK-u kishte paraqitur kërkesë për marrjen eventuale të masave sipas dispozitave të LPP-së për OE “Eldi com” me seli në Prishtinë për aktivitetin e prokurimit KEKO-16-025-111. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.