Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OSBE kërkon hetim të shpejtë ndaj sulmit të gazetarit në Shqipëri

​Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatović ka bërë thirrje për një hetim të shpejt të sulmit ndaj gazetarit Elvi Fundo në Shqipëri.

Fundo, drejtor i portalit të lajmeve Citynews.al dhe i “Radio Best”, u dhunua nga persona të paidentifikuar, pranë stacionit të trenit në Tiranë, ku si pasojë, gazetari u shtrua në spital.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kam besim se autoritetet do ta hetojnë me shpejtësi sulmin dhe do t’i vendosin përgjegjësit përpara drejtësisë”, tha Mijatović.

Përfaqësuesja përshëndeti dënimin e sulmit nga ana e kryeministrit Edi Rama, Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe tha se ishte në dijeni për nisjen e hetimeve.