Serbia e ka identifikuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) si të vetmen garantuese për organizimin e zgjedhjeve presidenciale të saj në Kosovë.
E OSBE-ja ka shprehur gatishmërinë ta realizojë këtë operacion, shkruan sot Koha Ditore.
Është Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë ai që një ditë më parë ka miratuar Udhëzimin për zbatimin e votimeve për zgjedhjet presidenciale të Serbisë që organizohen më 2 prill, në të cilin thuhet se ato nuk mund të mbahen pa përkrahjen e OSBE-së.
Kryetari i këtij komisioni, Vladimir Dimitrijeviq, ka thënë se me Udhëzim është përcaktuar që zgjedhjet për president të Serbisë të mbahen në Kosovë me përkrahjen e OSBE-së. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
OSBE-ja me rol “monitorues” për zgjedhjet e 11 qershorit
-
OSBE-ja, e gatshme të mbledhë votat për zgjedhjet serbe në Kosovë
-
Qeveria heshtazi lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, opozita e quan shkelje të sovranitetit
-
Lejohet mbajtja e zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë
-
Qeveria nuk tregon si do të organizohen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë