Është përmbyllur sot në Vushtrri punëtoria treditore orientuese për 60 të rinj rom, ashkali dhe egjiptas e organizuar nga Misioni i OSBE-së, Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Policia e Kosovës që ka pasur për qëllim njoftimin e tyre me punën e policisë dhe përfitimet e të qenit pjesë e policisë.
Punëtoria i paraprin shpalljes së konkursit për oficerë të rinj që pritet muajt e ardhshëm dhe ka pasur për synim inkurajimin e pjesëtarëve të këtyre komuniteteve t’i bashkohen policisë. Pjesëmarrësit (18-30 vjeç) mësuan për kriteret e përzgjedhjes për t’u bërë oficer policie; për testet që duhet t’iu nënshtrohen si testi me shkrim, fizik e psikologjik; dhe morën pjesë në intervista të simuluara për punë.
“Përkundër mekanizmave të ndryshëm për promovim të mundësive të barabarta në legjislacionin e policisë, përfshirja e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve mbetet sfidë,” tha Shpresa Muharremi nga Misioni i OSBE-së. “Ne duam të shohim më shumë pjesëtarë të komuniteteve në uniforma të policisë, pasi që kjo do ta bënte policinë një forcë më diverse dhe do ta rriste besimimin e komunitetit në polici”, thuhet në njoftimin për media.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteteve, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publik
-
Fushtica: Nga shtatori, shkollat e mesme në Prishtinë me “oficerë të sigurisë”
-
Sveçla: Po shqyrtohet ulja e moshës në 55 vjeç të pensionimit të parakohshëm në Polici
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e 3 të rinjve, dyshohen për sulm e prezantim si persona zyrtarë
- Nga parimet në vepra: Përmbushja e premtimit të Kosovës ndaj grave dhe vajzave
-
26 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës