Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka uruar besimtarët myslimanë në Kosovë dhe në botë me rastin e festës së Fitër Bajramit.
“I urojmë Fitër Bajramin gjithë atyre që e festojnë në Kosovë, Itali dhe përtejmë. Shpresojmë që fryma e Ramazanit të mbizotërojë në Kosovë dhe botë, duke sjellë harmoninë aq të nevojshme dhe paqen mes kulturave e komuniteteve”, ka shkruar Orlando në T]itter.
Po ashtu për festën e Fitër Bajramit ka uruar edhe ambasadori britanik Nicholas Abbott, që ka uruar lumturi, shëndet e mbarësi për vitin që vjen.
Gjithashtu edhe Ambasada amerikane në Prishtinë ka uruar për festën.
gjithë atyre që festojnë Bajramin në Kosovë dhe nëpër botë. Me fat Fitër Bajramin”, thuhet nga Ambasada e SHBA-së.