Dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit thuhet se është zhdukur nga arkivat e institucioneve në Maqedoninë e Veriut dhe askush nuk mban përgjegjësi për këtë.
Dokumenti, i cili i dha fund konfliktit të dhunshëm, mes etnisë shqiptare dhe maqedonase në vitin 2001, nuk ekziston as në dokumentacionin e Presidencës dhe as në Arkivat Shtetërore.
Origjinali i dokumentit, i cili ishte i shkruar në gjuhën angleze, sipas ligjeve të arkivimit duhej të ishte nën kujdesin e Arkivave të Shtetit. Por Arkivi Shtetëror ka njoftuar vite më parë se nuk i është dorëzuar dokumenti origjinal i Marrëveshjes.
Në dokumentin origjinal të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit kanë qenë të vendosura edhe nënshkrimet origjinale të ish-kryetarit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, ish- liderit të VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër i mëparshëm, Lubço Gjeorgjievski, dhe të kryetarëve të atëhershëm të LSDM-së, Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe PDSH-së, Arbën Xhaferi. Në dokument, nënshkrime si dëshmitarë zyrtar kishin vendosur edhe ndërmjetësuesit ndërkombëtar, Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju/INA.
-
18 vjet nga Marrëveshja e Ohrit
-
Kongresisti Self në Maqedoninë e Veriut: Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit e të ruhen të drejtat e shqiptarëve
-
Ahmeti: Mu vendos në tavolinë ndarja e Maqedonisë, por nuk ishte zgjidhje e mirë
-
Gjuha shqipe ende s’e ka statusin e garantuar me Marrëveshjen e Ohrit
- Një paradigmë e vjetër në një kontekst të ri