Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Orientalistika rrezikon mbylljen, pak interesim për këtë degë në UP

Dega e Orientalistikës, e hapur si dega e dytë në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1973, po bëhet më pak e njohur për studentët, pasi çdo ditë e më pak po ka interesim për ta studiuar këtë drejtim.

Sipas Florim Çunakut, i diplomuar në degën e Orientalistikës, është pothuajse e pamundur të gjesh një vend pune pasi i përfundon studimet, raporton KTV.

Ai shprehet i indinjuar me faktin se si një degë kaq interesante për t’u studiuar, nuk krijon mundësi punësimi në vend.

Por ka të atillë që këtë degë e kanë zgjedhur me shumë pasion, për të krijuar njohuri për kulturën e vendeve të orientit.

Shefi i degës së Orientalistikës, Isa Memishi, thotë se po punojnë në krijimin e kushteve më të mira për studentët.

Thotë se deri tani ka numër të vogël të studentëve dhe për këtë duhet të punojnë edhe institucionet e Universitetit të Prishtinës për të tërhequr sa më shumë studentë.

Edhe Mbi 500 studentë më shumë në UP, megjithëqë disa programe përballen me mungesë të interesimit Arbëri Mbi 500 studentë më shumë në UP, megjithëqë disa programe përballen me mungesë të interesimit

Dega e Orientalistikës kryesisht merret me studimin e gjuhëve orientale, përfshirë gjuhët arabe, turke, osmane dhe perse.

Në vitin 2016, kjo degë ka krijuar edhe Institutin e Studimeve Orientale, udhëhequr nga profesor Muhamed Mufaku.

Nga fillimi i funksionalizimit të kësaj dege e deri më tash kanë diplomuar mbi 100 studentë, ndërkaq vetëm në vitin e ri akademik 2018/19 janë regjistruar 18 studentë.