Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Orë të tëra tension në raportimin e Agron Mustafës para Komisionit Hetimor për Telekomin

Me tensione ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor për gjendjen në Telekom.

Ish-kryeshefi i Telekomit, Agron Mustafa, ka kërkuar që deputeti Milaim Zeka, të mos jetë pjesë e Komisionit Hetimor, meqë, sipas tij, kjo përbën konflikt interesi, raporton KTV.

Tutje, Mustafa e ka vazhduar raportimin e tij derisa ka thënë se fillesat e kësaj sage janë qysh nga 5 dhjetori i 2012-s, datë kur ishte edhe kërkesa e parë e Z-Mobile për numra shtesë.

Aty ish-kryeshefi i PTK-së u pyet gjithashtu pse e ka zgjedhur një studio ligjore të afërt me të, që ta mbrojë në arbitrazh.

Mustafa ka folur edhe për pikën e Telekomit në shesh të Prishtinës, qiraja mujore e së cilës është marramendëse, por ka thënë se kjo është pika më strategjike që Telekomi e ka në Prishtinë.

Ai ka pranuar se Telekomi ka financuar edhe këngëtarë të shumtë, filma e ambasada të huaja , por ka thënë se Telekomi nuk është kompani sociale, por kompani publike.