Stafi akademik i universiteteve publike në Kosovë paguhet më shumë sesa stafi akademik i universiteteve të rajonit.
Kjo u tha në raportin e publikuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, në të cilin u krahasua pagesa mujore mes stafit akademik të rajonit dhe atij në Kosovë, raporton KTV.
Sipas këtij raporti, pagesa mujore për profesorët në Kosovë arrin deri në tre mijë e pesëqind euro, krahasuar me shifrat e profesorëve të universiteteve tjera.
Rron Gjinovci nga ORCA tha se stafi akademik i universiteteve publike, me shtesa, i kalon edhe pagat më të larta në vend.
Sipas raportit, stafi akademik më i paguar në Kosovë është stafi i Universitetit të Prishtinës.
Dallim të madh me profesorët kanë studentët. Në raportin e ORCA-s u tha se studentët përgjatë një muaji qëndrimi studentor në Prishtinë, shpenzojnë 150 euro.
-
ORCA thotë se profesorët kosovarë më të paguarit në rajon nga universitetet publike
-
Rektorët e universiteteve publike – ndër njerëzit më të paguar në Kosovë
-
Diskriminuese, formula aktuale e financimit të universiteteve
-
Këshilltarët e ministrave do të paguhen më shumë se mjekët
-
ORCA: UP për herë të parë del pozitivisht në integritet akademik