Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ORCA: Profesorët që nuk justifikojnë titujt akademikë do ta cenojnë integritetin e UP-së deri në vitin 2036

Profesori i fundit nga 122 profesorët e rregullt të universitetit “Hasan Prishtina”, të cilët sipas Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) mbajnë tituj më të lartë akademik krahasuar me punimet e tyre shkencore, nuk do të pensionohet para vitit 2036, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo do të thotë, sipas analizës së kësaj organizate, se fëmijët që aktualisht janë 3 vjeç do të mundë të mentorohen në temat e tyre të diplomës në nivelin bachelor te një profesor i tillë; fëmijët aktualisht 5-vjeçar do të mundë të mentorohen në nivelin master, kurse një fëmijë që aktualisht është 10 vjeç mund ta ketë “fatin” të mentorohet në doktoraturën e tij/saj nga një profesor i tillë.

Ky rezultat, sipas ORCA-s, flet për cenim të integritetit akademik në UP. Me këtë përfundim është pajtuar edhe ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, i cili ka marrë pjesë të enjten gjatë prezantimit të analizës së ORCA-s...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)