Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ORCA dhe Admovere hedhin baltë mbi Rektoratin për mos zbatimin e Kodit të Etikës nga Këshilli

Foto: Koha

Aktivistët e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) dhe të organizatës "Admovere" në një aksion simbolik kanë hedhur baltë mbi objektin e Rektoratit të UP-së pasi sipas tyre, Këshilli i Etikës nuk po e zbaton kodin e Etikës dhe e Arsyeton plagjiaturën, raporton Koha Ditore.

Admovere: Këshilli i Etikës së UP-së nuk zbaton Kodin e Etikës, arsyeton plagjiaturën

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkëlzen Gashi nga Admovere ka thënë se Këshilli i Etikës i ka hedhur poshtë dy raste të plagjiaturës të profesorëve universitar të cilat kjo organizatë i ka adresuar në Rektorat. Sipas tij, pas këtij veprimi të Këshillit të Etikës, ekzistenca e këtij Këshilli është krejt e panevojshme.

Ndërkaq, drejtori i ORCA-s, Rron Gjinovci ka thënë se deri në shkarkimim e Këshillit të Etikës nuk do të ndalen me aksione.

{gallery}