Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozitari rus: Perëndimorët shpresojnë se ukrainasit do të ngadhënjejnë vetë

Opozitari rus, Andrey Zubov, deklaroi se reagimi i Perëndimit pas sulmeve ruse ishte adekuat, por jo edhe sa u përket trupave ushtarake. Sipas tij, e gjithë bota i druhet Luftës së Tretë Botërore “prandaj edhe perëndimorët shpresojnë se ukrainasit do t’ia dalin të ngadhënjejnë vetë”.

Zubov tha për Interaktivin e KTV-së se ndihma në armë dhe ajo humanitare mund të mjaftonte aktualisht.

Duke folur për sanksionet që shtetet perëndimore pritet t’ia vendosin Rusisë, Zubov deklaroi se këto sanksione do ta godasin ekonominë ruse.

“Tash Rusia është pjesë e Unitetit Ekonomik Botëror. Thuajse gjysma e tregtisë së Rusisë bëhet me BE-në; pjesa lindore e Rusisë ka lidhje të ngushta me Japoninë dhe Korenë e Jugut. Prandaj, natyrisht se këto sanksione do ta godasin ekonominë e Rusisë dhe e besoj se do të jetë shumë rëndë që Rusia t’u mbijetojë këtyre sanksioneve të rënda”, deklaroi Zubov.