Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, nga radhët e opozitës, por edhe të koalicionit qeverisës, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me mungesën e ftesave për ceremonitë e përurimit të projekteve të realizuara me buxhetin komunal.
Ata i kanë akuzuar zyrtarët e PDK-së për uzurpim të këtyre projekteve, pasi që konsiderojnë se në këto ngjarje ftohen vetëm militantët e kësaj partie, shkruan sot “Koha Ditore”.
Shkas për këto reagime është bërë përurimi i objektit të ri të shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, në të cilin projekt Komuna e Prizrenit ka investuar afro 1 milionë euro.
“PDK-ja i ka uzurpuar të gjitha projektet në Prizren. Në prerje shiritash sheh vetëm militant të kësaj partie. ‘Ju lumtë’!”, është shprehur në rrjetet sociale Fatmir Kastrati, këshilltar nga radhët e AKK-së, subjekt ky që bashkëqeveris me PDK-në në Prizren.
Ndërsa Haziz Hodaj nga radhët e LDK-së, që është në opozitë, ka pohuar se të premten e kaluar për herë të dytë është përuruar objekti i shkollës në Gjonaj, që është ndërtuar për 5 vjet e që sipas tij ende nuk është përfunduar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Komuna e Prizrenit kritikohet nga opozita për politizim të arsimit
-
Mungesë mësimdhënësish në disa shkolla të Prizrenit
-
Opozita konteston veprimet e Komunës së Prizrenit në ish-zyrat e partive politike
-
Haskuka akuzon opozitën për qasje bllokuese, opozita pushtetin për dështim
-
PDK-ja në Prizren akuzon VV-në për “vjedhje të meritave”