E kritikuar ashpër nga shoqëria civile dhe mediat se ka pushuar gjithë verën pa bërë zë, opozita është e gatshme që të dalë edhe në rrugë për të ndaluar të keqen që e kërcënon vendin nga bisedimet finale me Serbinë.
Megjithëse deri tash nuk ka pasur pikë uniteti për asgjë, ngase LDK-ja e Vetëvendosje nuk e mbështetën PSD-në për një seancë të jashtëzakonshme, tash thuhet se gjërat kanë ndryshuar, raporton KTV.
Opozita deklaron se nuk do të rrinë spektatorë para situatës që e ka krijuar Hashim Thaçi.
Por, larg këtyre informacioneve janë dy deputetë të Grupit parlamentar të LDK-së, por që i takojnë Alternativës, Mimoza Kusari Lila e Ilir Deda.
Deda tha se ende nuk po sheh një iniciativë konkrete opozitare.
PSD-ja edhe pse nuk gjeti mbështetje në iniciativën e vet, nuk do të tregohet refuzuese, por thotë se megjithatë do ta shqyrtojë çfarëdo ftese që u bëhet.
Edhe
Opozita pa alternativë të përbashkët për presidentin
Ka kaluar pothuajse gjithë vera me përtypjen dhe komentimin e deklaratave që i ka lëshuar presidenti, duke hedhur ide këmbimi territoresh dhe korrigjimi kufijsh, por ka qenë e vështirë të vërehen dy deputetë bashkë që çojnë përpara një kundërshtim.
Shumica e deputetëve të Kuvendit aty ku duhet të merret vendimi për procesin final të negociatave, janë mjaftuar duke shkruar statuse në Facebook, ku e kanë kundërshtuar idenë e ndarjes së vendit dhe kanë kritikuar presidentin se pa mandat kushtetues po merr vendime të dëmshme për shtetin.
-
Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisë së re, sot në “60 Minuta” me Mimoza Kusari-Lilën
-
Jashari: Kësaj radhe, ndryshe nga herët e kaluara, s’po ka improvizime
-
Koci: Opozita e bashkuar të merret vesh me VV-në dhe t’i propozojë emrat për president
-
Kusari-Lila: Qëndrimet e ndryshme brenda partive e vështirësojnë konstituimin e institucioneve