Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita: Orientimi i buxhetit në Prizren në projekte për efekte elektorale

Marrëveshjet e kohës së fundit të Komunës së Prizrenit me ministritë e Qeverisë së Kosovës për realizimin e projekteve të ndryshme, nga opozita po vlerësohen si veprime për efekte elektorale dhe jo si politika publike që përmbushin nevojat imediate të komunitetit.

Sipas këshilltarëve të opozitës, niveli lokal e ai qendror dakordohen për projekte, që janë të kushtueshme, e që nuk përputhen me kërkesat e qytetarëve. Opozitarët konsiderojnë se ndarja e fondeve nga niveli qendror është lajm i mirë, por jo edhe mënyra e orientimit të tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jemi dëshmitarë, sidomos me afrimin e fushatës së zgjedhjeve, se po nënshkruhen disa lloj marrëveshjesh midis ministrive të caktuara dhe Komunës së Prizrenit, për ndarjen e fondeve të caktuara, gjë e cila pa dyshim se është një lajm i mirë. Mirëpo shqetësimi ynë është se këto para po dedikohen për projekte elektorale, të cilat nuk janë nevojë e Komunës së Prizrenit, nuk janë nevojë e komunitetit dhe nuk janë në pajtim me interesat e qytetarëve”, ka thënë Artan Abrashi, këshilltar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.