Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita në Pejë e cilëson agjenci të patundshmërive ekzekutivin e Komunës

Me dy këmbime dhe një pronë private e shpallur interes publik, seancën e muajit prill të Kuvendit Komunal, ekzekutivi ka nisur planet e saj për këtë vit për shpronësime e këmbime të pronave komunale me ato private për nevojat e realizimit të projekteve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Edhe për ato tri pika atë ditë ka pasur reagime të opozitës. Në tensionin e debatit atë ditë, kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri, u ka thënë këshilltarëve të opozitës se seancën e radhës do të sjellë në Kuvend për aprovim së paku 15 kërkesa për këmbim të pronave komunale me ato private për interes publik. Muhaxheri bash krejt nuk e mbajti fjalën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në takimin e Kuvendit të premten, në rend dite kanë qenë “vetëm” tetë kërkesa për këmbim prone mes Komunës së Pejës dhe pronarëve privatë, dhe një propozimi për shpalljen interes publik të pronës private për nevojat e ndërtimit të trasesë për teleferikun e projektit të famshëm turistik “Borea”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)