Rishikimi i buxhetit të Komunës së Lipjanit për disa projekte kapitale ka nxitur akuza nga opozita drejt udhëheqësve të Komunës.
Në seancën e jashtëzakonshme debati është tensionuar pasi Ekzekutivi i Komunës ka planifikuar t’i ndërtojë vetëm dy lapidarë për dëshmorët e UÇK-së.
Me një gjë të tillë nuk është pajtuar Ramiz Qeriqi, veteran dhe asamblist nga radhët e AAK-së, raporton KOHA.
Përfshirjen në rishikim të buxhetit edhe të projekteve të tjera për ndërtimin e lapidarëve e ka kërkuar edhe PDK-ja, por propozimet nuk janë marrë parasysh.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se është vështirë të realizohen të gjitha projektet kapitale të planifikuara për shkak të kufizimeve buxhetore.
Sipas tij, është shumë e vështirë për komunën të bëjë përzgjedhje për ndërtimin e lapidarëve të dëshmorëve pasi që të gjithë e meritojnë atë.
Buxheti i Komunë së Lipjanit për këtë vit është planifikuar të jetë rreth 18 milionë euro në të gjitha kategoritë e shpenzimeve.
-
Akuza, fyerje e kërcënime në debatin për buxhetin e Lipjanit
-
Opozita akuzon pushtetin se po themelon ndërmarrje për punësimin e militantëve të LDK-së
-
Prej tre vjetësh zvarritet finalizimi i lapidarit në Kraishtë të Lipjanit
-
Komuna e Lipjanit dështoi t’i shpenzojë mbi 2 milionë euro gjatë vitit të kaluar
-
Përplaset pozita dhe opozita në Kuvendin Komunal të Lipjanit