Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, ka denoncuar qeverisjen e LDK-së dhe Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik me arsyetimin se në shumë tenderë po e favorizojnë një kompani nga Podujeva.
Drejtuesit e kësaj partie kanë thënë se tenderi iu dha kësaj kompanie, megjithëse ato të Lipjanit ofertuan me çmime më të lira.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBerat Kelmendi i PDK-së ka përmendur tenderin e fundit për ndërtimin e shtigjeve të ecjes rreth shtratit të Lumit Sitnica.
“Sa i përket tenderit të fundit të shtigjeve, kjo kompani megjithëse ka qenë më e shtrenjtë se kompania vendase nga Lipjani e ka fituar tenderin, derisa individët e caktuar kanë ndërhyrë në organin Shqyrtues të Prokurimit Publik. Pra, me datën 15.06.2020 si kompani më e lirë është paraqitur kompania "Parajsa" nga Lipjani me vlerë 218.537 euro, ndërsa si kompania e katërt më e shtrenjtë ishte “Eing-Com” me vlerë 246.771”, ka thënë Kelmendi.
Kelmendi ka kërkuar nga Prokuroria dhe Policia e Krimeve Ekonomike t’i hetojnë këta tenderë.
Ndërkaq, pronari i kompanisë “Eing-Com” nga Podujeva, Eljesah Podvorica, përmes telefonit i ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës dhe ka thënë se ofertuesit e tjerë në këtë tender nuk i kanë përmbushur kriteret e kërkuara në kontratë.
E pronari i kompanisë “Parajsa” në Lipjan, Milazim Lubovci, duke mos dashur të flasë para kamerës, ka thënë se tashmë e ka autorizuar një avokat për inicimin e një padie ndaj Komunës e OSHP-së.
Zëdhënësi i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi, ka thënë se Komuna e Lipjanit dy herë radhazi ka shpallur fitues operatorin “Parajsa” SH.P.K, mirëpo operatori tjetër ofertues ka parashtruar ankesë në OSHP, dhe kjo e fundit ka vendosur në favor të tyre.
Ai ka shtuar se në këtë rast Komuna është e detyruar t’i respektojë vendimet e OSHP-së.
OSHP-ja nuk u është përgjigjur pyetjeve konkrete të KOHËS, por vetëm e ka dërguar vendimin e kësaj lënde në të cilin thuhet se paneli shqyrtues gjatë vlerësimit të tenderëve ka vepruar në harmoni me nenin 59 të LPP-së.