Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i ka rënë pishman për shuarjen e Drejtorisë së Inspeksionit dhe Drejtorisë së Kulturës.
Ndaj tashti kërkon ndryshimin e Statutit të Komunës, për t’i vënë në rend dite në një nga seancat e ardhshme, më saktë më 19 të këtij muaji, shkruan sot “Koha Ditore”. Parimisht subjektet politike në KK e mbështesin idenë e kryetarit, por theksojnë se nde janë në fazën e debatit.
Avdyl Aliu, këshilltar komunal (LDK) deklaron se do të diskutohet me shumicën e subjekteve politike në KK, në mënyrë që ndryshimet e kërkuara të miratohen nga dy të tretat e anëtarëve të KK-së.
“Në këtë seancë do të miratohet vetëm iniciativa e kryetarit për fillimin që të bëhen ndryshimet tatuare, mandej të formohet një komision për ndryshimin e Statutit të Komunës, e më vonë komisioni do të punojë në ato pika se ku duhen ndryshime në statut. Këto ndryshime në të kanë të bëjë me rikthimin e 2 drejtorive komunale siç janë: Drejtoria e Inspeksionit dhe ajo e Kulturës. Ne do të sjellim në KK, mandej do të shohim se a do të pranohen ato ndryshime. Jemi duke biseduar me të gjitha subjektet politike për këto procese dhe për proceset e tjera”, ka thënë Aliu... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Rithemelohen Drejtoria e Inspektoratit dhe ajo e Kulturës
-
LDK-ja në Gjilan vendos ta votojë buxhetin
-
Pushteti e opozita në Gjilan afër evitimit të zgjedhjeve për Kuvendin Komunal
-
Drejtoria e Kulturës në Gjilan do të zërë vend në Bibliotekën “Fan S. Noli”
-
Objektet komunale të Gjilanit prej tre vjetësh pa sigurim fizik