Asamblistët e opozitës kanë bojkotuar sot seancën e Kuvendit Komunal të Istogut.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, degës në këtë qytet që ka dhënë këtë lajm, kjo ka ndodhur për shkak se në asamblenë Komunale të Istogut i paraqiten katër propozim-vendime nga kryetari i Komunës, Haki Rugova, për dhënie në shfrytëzim të katër parcelave Komunale, dy në fshatin Vrellë, një në fshatin Cerrcë dhe një në fshatin Lubozhdë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përkundër obligimeve ligjore, propozimi nuk ka asnjë dokument përcjellës, hapësira, destinimi, kategoria e tokës, pa analizë rreth ndotjes së ambientit, pa sqarim se për çfarë do të shfrytëzohet, pa analizë se çfarë përfiton komuniteti, pa analizë se a është në përputhje shfrytëzimi i këtyre pronave me rregulloret dhe ligjet komunale, e çfarë përfiton Komuna”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Sipas kësaj partie, përkundër kërkesës për largimin e këtyre pikave të rendit të ditës deri në mbledhjen e radhës ku këtyre propozimeve do t’u bashkëngjiten dokumente përcjellëse, qeverisja nuk tërhiqet dhe insiston në votim, pas kësaj opozita lëshon seancën dhe në mungesë kuorumi ndërpritet seanca.
“Ne besojmë që këto parcela tashmë shfrytëzohen ilegalisht si gurëthyes nga persona të afërt më pushtetin, dhe konsiderojmë se e gjithë kjo është tentativë për ta kontrabanduar propozimin që ua mundëson arsyetimin e krimit që është bere tash e sa vite”, thuhet në njoftim.