Subjektet opozitare të Ferizajt, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, kanë kritikuar sektorin e bujqësisë për mospublikim të të gjitha listave për subvencione të fermerëve për vitin 2016.
Listat për subvencione nuk janë bërë publike as në uebfaqen zyrtare të Komunës, por as në raportin vjetor të punës së Ekzekutivit, i cili është prezantuar pak ditë më parë në mbledhjen e fundit para këshilltarëve të KK-së, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas opozitës, Ekzekutivi i Komunës është dashur muaj më parë t’i bënte publike të gjitha listat e subvencioneve për vitin 2016, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak se brenda tyre figurojnë familjarë dhe militantë të partive që udhëheqin Komunën (LDK-AAK).
Drejtori i Bujqësisë dhe i Pylltarisë i Komunës së Ferizajt , Ismet Vranovci, ka hedhur poshtë kritikat e opozitës me arsyetim se në uebfaqen e Komunës nuk janë të obliguar t’i bëjnë publike listat e subvencioneve, ndërkohë raportin vjetor të punës së Ekzekutivit nuk kanë dashur ta ngarkonin me 2.100 emra të përfituesve të subvencioneve në bujqësi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Ekzekutivi akuzohet për mostransparencë të subvencioneve
-
Vetëvendosje e Ferizajt konteston mënyrën e ndarjes së subvencioneve bujqësore
-
Opozita në Lipjan ia kërkon komunës listën e përfituesve të subvencioneve dhe pajisjeve bujqësore
-
Opozita akuzon qeverisjen në Ferizaj për keqmenaxhim të parasë publike e për terr informativ
-
Mbi 250 bujq në Ferizaj mbesin pa subvencione për 2022-tën