Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita mblidhet për protestën e re në Tiranë

Mbështetësin e opozitës në Shqipëri kanë nisur të mblidhen në qendër të Tiranës për protestën e sotme.

Siç raporton tch, megjithëse ka reshje të vazhdueshme shiu mijëra protestues janë grumbulluar në sheshin para kryeministrisë.

Itinerari i marshimit të protestës së sotme të thirrur nga opozita është: Sheshi Skënderbej, Kryeministria, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Parlamenti, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policisë Tiranë.

Sipas opozitës, simbolika e këtij marshimi-protestë janë institucionet e kapura nga krimi (Parlamenti dhe Qeveria), si dhe institucionet që janë vegla të dhunës barbare policore mbi qytetarët dhe liritë e të drejta e tyre.

Image