Opozita në Shqipëri është shprehur kundër ndryshimeve në Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë për dyfishimin e gjobës në këmbim të mosbllokimit të patentë shoferit për shtetasit e huaj, përfshirë edhe ato nga Kosova, si dhe në dhjetëfishimin e gjobës për përdorimin e telefonit celular nga drejtuesit e automjeteve, shkruan sot Koha Ditore.
Opozita kërkon të rishihet në tërësi Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë për të pasur lehtësira për qytetarët duke e cilësuar dyfishimin e gjobës si masë represive për qytetarët nga Kosova, por edhe për shtetasit e tjerë të huaj, apo që kanë një leje drejtimi të lëshuar nga një vend i huaj.
Një javë më parë Komisioni për Sigurinë Kombëtare në Parlamentin e Shqipërisë shqyrtoi projektligjin “Për një ndryshim dhe shtesë në Ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar””, nismë e deputetit Pjerin Ndreu, duke e miratuar atë në parim.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Në Shqipëri pritet të dyfishohen gjobat e trafikut për të huajt
-
Në Shqipëri dhjetëfishohet gjoba për celularin, 6 në 8 aksidente për shkak të tij
-
Policë të Shqipërisë me “formulë të re” zhvatjeje ndaj kosovarëve
-
Shqipëria ndryshon Kodin Rrugor, masa më të ashpra për shoferët e rinj
-
Shqipëria pritet të heqë masën e konfiskimit të patentë shoferëve për kosovarët