Një nismë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Pjerin Ndreu (PS) mund të rezultojë me heqjen e masës së konfiskimit-pezullimit të patentë shoferëve për qytetarët e Kosovës, Maqedonisë dhe të diasporës në rast të kundërvajtjeve në trafik, shkruan sot Koha Ditore.
Një nen i Kodit rrugor të Republikës së Shqipërisë parasheh pezullimin e patentë shoferit për secilin vozitës që tejkalon shpejtësinë mbi një kufi prej 20km/orë më shumë se limiti i përcaktuar, përdorimi i pijeve alkoolike gjatë drejtimit të automjetit, etj.
Shumë qytetarë të Kosovës që “kanë rënë” në “radarin” e Policisë së Shqipërisë u janë konfiskuar patentë shoferët. Për të gjithë këta shkelës të këtyre rregullave të komunikacionit, përveç masës kryesore administrative të pagesës së një shume (gjobe) në zbatim të dispozitave të Kodit rrugor, Policia Rrugore ua ka konfiskuar edhe patentë shoferët. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Me patentë-shofer serb të falsifikuar tentoi ta konvertonte në dokument RKS, Policia nis hetimet
-
Mbi 13 mijë shoferëve iu ndalua drejtimi i automjeteve sivjet
-
Sllovenia miraton ligjin që njeh patentë shoferët e Kosovës
-
Me patentë shoferë të Kosovës u pajisën 6.509 serbë
-
Mbi 112 patentë shoferë të konfiskuar brenda pesë ditësh në Gjakovë