Sinbad Sonki është drejtori më i ri në Komunën e Kamenicës.
Sonki është emëruar drejtor i Financave nga kryetari Qëndron Kastrati, raporton KTV.
Pa përvojë pune dhe me vetëm shkollën e mesme të mjekësisë të përfunduar, ai beson se do të sjellë ndryshime në këtë drejtori.
Kryetari Kastrati deklaron se Sinbad Sonkin është i përgatitur për këtë pozitë, pavarësisht shkollimit të tij.
Megjithatë, opozita, emërimin e Sonkit drejtor në njërën nga drejtoritë më të rëndësishme në Komunë, e sheh si joseriozitet të Kastratit në punën e tij.
Edhe
Opozita në Kamenicë e quan të pabazë reformën në arsim, Kastrati insiston se ajo nis të hënën
Por, kryetari i kësaj komune, në anën tjetër, insiston se përmes këtij emërimi dëshiron të sjellë ndryshime në shoqëri dhe shpresë për komunitetet pakicë, që edhe ata meritojnë një vend pune në institucionet publike.
Përkatësia etnike rome e Sinbad Sonkit, ishte një ndër arsyet që Kastrati emëroi atë drejtor të Financave këtë të martë.
-
Romi Denis Galushi: Ndihem i ofenduar për rastin e emërimit të romit drejtor financash në Kamenicë
-
Kastrati synon krijimin e një zone ekonomike në Kamenicë
-
Kamenicasit po shpërngulen, Kastrati tregon planin që ka për të ndaluar këtë dukuri
-
Kastrati: Çdo i ri që ka përfunduar shkollën në Kamenicë, e ndien boshllëkun e rrugëve të zbrazëta