Opozita i ka mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme për të thirrur seancën e jashtëzakonshme për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë dhe sot në orën 8 30 minuta kërkesa do të deponohet në Kuvend.
Këtë e ka konfirmuar Pal Lekaj i AAK –së.
Sipas burimeve të KTV pritet që brenda ditës Kryesia të mblidhet e ta shqyrtojë kërkesën dhe brenda 48 ore të thirret seanca e jashtëzakonshme.
8 nënshkrime të deputetëve të partive në pushtet ka arritur t'i sigurojë AAK-ja.
Pritet shpejt edhe një konferencë e opozitës në Kuvend.
Artikuj të ngjashëm
-
LDK-ja i ka mbledhur nënshkrimet për mocionin e mosbesimit, ato dorëzohen sot
-
Kryesia e Kuvendit në orën 13 shqyrton kërkesën për mocion
-
Pesë ditë për shqyrtim të mocionit, 61 vota për rrëzim të Qeverisë
-
Bajrami: Opozita ka afër 40 nënshkrime për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë
-
Opozita e bindur që deri të premten sigurohen votat për mocion