Arbëri

Opozita i kundërshton emrat e komisionit për regjistrim të popullsisë

Deputetët opozitarë ka vënë në pikëpyetje emrat e komisionit të regjistrimit të popullsisë.

Deputetët opozitarë e kanë kundërshtuar emrin e Florim Isufit që është propozuar si përfaqësues i Zyrës së Kryeministrit në Komisionin Qendror të Popullsisë.

Emërimin e Isufit e ka quajtur partiak e politik deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku.

Ndërsa, deputeti Avdullah Hoti nga radhët e LDK-së ka thënë se qëndrimet e Isufit kundër marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi kanë qenë kundër interesave të vendit.

I lakuar ishte edhe emri i Dea Pallaskës si anëtare e këtij komisioni, pasi propozimi i Qeverisë, sipas deputetëve opozitarë nuk tregon se cilën organizatë e përfaqëson dhe si është përzgjedhur apo nga kush është deleguar.

Kryesuesi i Komisionit për Buxhet, Armend Muja ka thënë se kryeministrit i takon ta dërgojë përfaqësuesin e saj dhe ka shtuar se Isufi është profesor-doktor i fushës.

Ndërsa për përfaqësuesen e organizatave ndërkombëtare ka thënë se është përfaqësuese e agjencisë së OKB-së për shëndet riprodhues e seksual (UNFPA) që merret me fushën e popullsisë. Kjo pikë është shtyrë pas kërkesës së deputetëve opozitarë që në komision të dalin përfaqësuesit e Qeverisë që do ta arsyetojnë emrat e tyre dhe t'ua dërgojnë CV-të e të propozuarv

Më pas i ftuar ka qenë edhe kryesuesi i Bordit të Trustit, Ruzhdi Morina.

Ai ka thënë se është arritur performancë e mirë gjatë vitit të kaluar.

“Në viti 2021 ka arritur kthim në investime 227 milionë 10.7 për qind të vlerës së njësive. Në aspektin e operacioneve kemi pasur vit të suksesshëm dhe kemi marrë opinion të pastër nga auditori, pra auditori i jashtëm”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se 77 për qind e investimeve janë jashtë vendit.